Qeveria sllovene ka nisur me mbylljen e restoranteve, hoteleve, dyqaneve, me përjashtim të atyre që shesin gjërat e domosdoshme dhe transporti publik do të funksionojë me një të tretën e kapacitetit të tij.Kopshtet dhe konviktet e studentëve gjithashtu po mbyllen, me disa përjashtime.

Kryeministri Janez Jansa tha se regjimi do të ishte i ngjashëm me atë të marsit dhe prillit. Masat do të zgjasin për një javë, kështu që ato do të merren parasysh dhe se për kufizimin e lëvizjes midis komunave, qeveria do të vendosë në ditët e ardhshme.Sllovenia prezantoi një orë policore disa ditë më parë, për herë të parë në historinë e vendit.

Ndalimi i lëvizjes së lirë zgjat nga ora 21.00-06.00 të mëngjesit. Kujtojmë se, megjithëse kanë dy herë më shumë banorë, sllovenët sot kishin më shumë raste me koronavirus sesa Kroacia.

Top Channel