Kryeministri grek Mitsotakis në një mesazh televiziv drejtuar qytetarëve ka shpallur midis të tjerash dy masa të rëndësishme në luftën kundër pandemisë. Sipas tij prej orës 6 të mëngjesit të së shtunës do të hyjnë në fuqi rregullat e reja.
Ndërkohë do të ndalohet qarkullimi prej orës 12:30 të natës të së shtunës deri në 5:00 të mëngjesit në të gjitha zonat e nivelit 3 dhe 4 të rrezikshmërisë me numrin e madh të të infektuarve nga koronavirusi (niveli portokalli dhe i kuq) . Në nivelin e kuq ,niveli 4 i rrezikshmërisë ,atë të lockdown-it local, ndodhen Kozani dhe Kosturi, ndërsa në niveli 3, me ngjyrë portokalli, janë 17 zona të tjera të vendit midis tyre Athina, Selaniku, Janina , Larisa si dhe ishujt Zakinthos, Mikonos, Samos e Lesvos.
Gjithashtu prej do të jetë e detyrueshme kudo mbajtja e maskës si brenda ambienteve të mbyllura ashtu edhe jashtë tyre. Mitsotakis ka theksuar se Greqia në krahasim me shtetet e tjera të BE ka një bilanc më të mirë, por duke parë ditët e fundit rritjen e menjëhershme të rasteve, e mira është ka thënë ai, ti dalim se keqes përpara.
Sot organet greke kanë deklaruar 882 raste me covid-19 ndërsa për herë të dytë është regjistruar një numër kaq i lartë vdekjesh, gjithsej 15. Kështu numri i përgjithshëm i rasteve prej fillimit të pandemisë ka shkuar në mbi 28216 kurse numri i vdekjeve në 549.
90 persona trajtohen në terapi intensive . Ndërsa kryeministri grek është shprehur se kryhen mbi 24000 teste në ditë, ai ka theksuar gjithashtu se Greqia ka siguruar doza të shumta të vaksinës kundër covid-19 sapo ajo të prodhohet.
Mesazhi i kryeministrit grek vjen në një moment kur partia më e madhe opozitare Syriza që e kritikon për menaxhimin e masave kundër covidit, ka dorëzuar nëpërmjet liderit të saj Aleksis Tsipras para një orë votë mosbesimi për ministrin e Financave Christos Staikuras, pasi ky ka sjellë në parlament për aprovim, një projektligj sipas të cilit qeveria dhe bankat ju konfiskojnë llogaritë gjithë atyre që nuk paguajnë rregullisht kreditë duke ju lënë vetëm një shumë prej 600 eurosh në muaj. /Aleksandër Marku/
Top Channel