28/12 22:29
Si gjithmonë, pas çdo takimi që ndodh në “Për’Puthen”, opinionisti i emisionit, Arjan Konomi, nis të komentojë atë çfarë sheh.
Pas transmetimit të takimit të Andit dhe Shqipes, opinionisti nuk nguroi që të cilësojë bukuroshen brune si “egoiste dhe aktore”.
Sipas perceptimit të tij, Shqipja nuk ka asnjë pëlqim për Andin, por del në takim me të sepse Andi është djali më i pëlqyer nga publiku e më joshës. Ndërkohë Shqipja tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se ajo në marrëdhënien me Andin është vetvetja dhe reale.
“Ti je egoiste, po aktron. Sepse dëshiron të kesh Andin për vete, djalin më të pëlqyer nga publiku, më joshës. Por mendoj që nuk ke pëlqim për të”, u shpreh Arjani.
Top Channel