Me mbi 5.600 raste të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në Iran është regjistruar shifra më e lartë e rasteve ditore që nga fillimi i koronavirusit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 5.616 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 545.286 dhe me 312 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit numri i viktimave ka arritur shifrën 31.346.

Lari shtoi se 4.861 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 438.709.

Ajo më tej informoi se deri tani në vend janë kryer gjithsej 4.599.554 teste.

Lari vuri në dukje se të gjithë 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq” dhe të “rrezikshëm”. Për shkak të rritjes së rasteve në kryeqytetin Teheran, në rajonet Qom, Qazvin dhe Elborz u vendosën sërish kufizime të reja.

Top Channel