Kaos në futbollin anglez, Lampard “ndez zjarrin” dhe shkaktoi një konflikt masiv në fushë, në Southampton.
Gola dhe emocione në stadiumin “Via del Mare”, ku Lecce arriti të shmangte humbjen (2-2) ndaj Cremoneses, pasi e mbylli pjesën e parë në disavatazh të dy golaave. Ky ishte barazimi i tretë për skuadrën puljeze, që ende po kërkon fitoren e parë në këtë sezon në Serie B.
Edhe pse jo me fitore, mund të konsiderohet perfekt debutimi i Kastriot Dermakut me Leccen, pasi përveçse u aktivizua titullar, mbrojtësi kuqezi realizoi golin që shkurtoi diferencën në 2-1 sapo nisi pjesë e dytë (për Cremonesen kishin shënuar në fraksionin e parë Gaetano dhe Valzania), ndërsa goli i barazimit erdhi në minutën e 64-t me autor Codan.
Kujtojmë që Dermaku u bë zyrtarisht futbollist i Lecces në momentin që nisi grumbullimi i Kombëtares për dy ndeshjet e Nations League, ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë.
Top Channel