Një tjetër problem që u evidentua gjatë pandemisë, ishte mungesa e stafit mjekësor. Me pagën më të ulët në rajon, mjekët shqiptarë kanë gjetur parajsën kryesisht në gjermani, duke bërë që një nga degët më të kërkuara, siç është mjekësia, të braktiset.
“Po iu japim një shembull konkret! Tek infektivi kishim këtë vit 15 kuota për specializantë të rinj, u mbush një kuotë prej 7 vetash dhe prej tyre vetëm 2 pranuan të vazhdojnë këtë lloj specializimi.
Studentët e mjekësisë dhe të infermierisë, dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë po e shikojnë zgjidhjen e jetës së tyre jashtë vendit dhe kjo është një fatkeqësi. Që të kthehet kjo në të mirën tonë, që ata ta shohin veten këtu duhet të ndryshojnë krejtësisht politikat.” u shpreh Gent Stroni, mjek.
Aktualisht kur hapen vende të reja pune në QSUT, kur më parë kishte një konkurrencë shumë të madhe, tani paraqitet një ose dy dhe po pranojmë edhe mjekë me mesatare shumë të ulët.
Top Channel