Në Rusi me 16.319 raste të tjera të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit është shënuar shifra më e lartë e rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që numri gjithsej i rasteve ka arritur në 1.431.635.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 16.319 raste të reja, numri i rasteve ka arritur në 1.431.635 ndërsa me 269 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 24.635.

Numri i pacientëve të shëruarve në Rusi ka arritur në 1.085.608, me 9.704 të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 1,1 është rritur në 1,2 për qind dhe tek 28,6 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në 24 orët e fundit, numri i personave të infektuar në Moskë me 4.999 raste të reja arriti në 372.628, ndërsa me 49 vdekje numri i viktimave në 6.058.

Shërbimi për Mbrojtjen e Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 374 mijë teste, ndërkohë numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 54,6 milionë.

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Dje në vend u regjistruan 15.982 raste ditore.

Top Channel