Pasi u kërkoi ndjesë disa herë forcave të policisë për trazirat e shkaktuar me ardhjen e ministrit grek Dendias, Shpëtim Idrizi ka ndërruar “mendje”.
Duke iu drejtuar forcave të policisë ai tha se do ti mbajë mend emër për emër e fytyrë për fytyrë dhe se do ti shkojë deri në fund kësaj çështje dhe me mënyra ligjore.
“Kam pas fatin që që në 90 të ish student dhjetori, përpara kishim bishen komuniste, ku njerëzit vriteshin e arrestoheshin për një fjalë goje, por kjo është protesta ku policia është sjell në mënyrën më të poshtër , 24 çamë janë arrestuar.
Ky terror nuk mund të kalojë kështu, do marrim hapat ligjore. Ne do t’i mbajmë mend emër për emër dhe fytyre për fytyrë, le të bëhën trima kur shqiptarët rrinë në kufi në radhë jo të merren me shqiptarët e çamërisë, nuk e di kë mbron sot policia shqiptare, sikur jemi armiq të tyre, do t’i shkojmë deri në fund sot e nesër. Nëse jeni shërbëtor të regjimit më mirë hidheni atë kapele“.
Top Channel