France Football ka përzgjedhur 30 kandidatë për pozicionet sulmuese në një formacion virtual të të gjithë historisë, që zëvendëson çmimin individual të anuluar për shkak të pandemisë.
Revista transalpine që abdikoi nga Topi i Artë por e bëri përkohësisht, ka listuar emra që imponojnë respekt, për një sulm ëndrrash.
France Football mendoi ‘Dream Team’ pasi zbuloi javët e fundit zgjedhjet për portierin, mbrojtësit dhe mesfushorët, e tani i erdhi radha ofensivës. Për shkak të pandemisë së koronavirus, redaktorët zgjodhën të mos japë Topin e Artë në vitin 2020. Në vend të çmimit, zgjodhën të provojnë formacion më të mirë nga të gjitha kohërat.
Siç ishte rasti me mbrojtësit dhe mesfushorët, sulmuesit janë ndarë në lojtarë të krahut të djathtë, qendror dhe të majtë për votimin me 10 kandidatë për secilin pozicion. Leo Messi kryeson një listë që përfshin lojtarë të mëdhenj si Garrincha, George Best, David Beckham, Luis Figo, Jairzinho, Kevin Keegan dhe Stanley Matthews.
Për rolin qendror, France Football ka zgjedhur brazilianët Romário dhe Ronaldo, me Johan Cruyff, George Weah, Kenny Dalglish, Marco van Basten, Eusébio, Dennis Bergkamp dhe Sandor Kocsis të përfshirë gjithashtu në opsione.
Në krahun e majtë të sulmit listën e kryeson Cristiano Ronaldo, por ka gjithashtu një ndjesi braziliane me sulmin e sambës me Rivaldo, Ronaldinho dhe Rivelino të përfshirë të gjithë, së bashku me ish-sulmuesin e Barcelonës Hristo Stoichkov, Ryan Giggs, Thierry Henry dhe Karl-Heinz Rummenigge. Skuadra përfundimtare do të zgjidhet nga 170 gazetarë të France Football në të gjithë botën.
Top Channel