Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, me një vendim të formës së prerë, më 15 maj 2018 ngarkoi Bashkinë Kurbin për dhënien e një dëmshpërblimi në vlerën e rreth 11,5 milonë lekëve (të reja) ndaj Shoqatës së të Verbërve, Dega Kubin e përbërë nga rreth 60 individë. Kjo për shkak të mospërllogaritjes së ideksimit të pagesave të paaftësisë në vitet 2005-2010. Megjithëse kanë kaluar më shumë se dy vite, vendimi është ekzekutuar pjesërisht, ku deri më tani janë dhënë vetëm 2,4 milionë lekë, vlerë e cila ende nuk ka shkuar te përfituesit.
Në Fiks Fare u ankuan disa qytetarët nga Kurbini që edhe pse me vendim gjykatë kishin përfituar indeksin e pagave për vitet 2005-2010 edhe sot e kësaj dite ende nuk i kanë marrë këto lekë. Që prej viti 2018 këta qytetarë zvarriten nga Bashkia Kurbin dhe ende nuk kanë marrë një përgjigje. ” Kemi qenë 65 veta, 5 janë larguar nga jeta, por edhe ata meritojnë dëmshpërblimin. Shuma është në rreth 110 milionë lëkë të vjetra. Ka katër vitë kjo punë, që ne na zvarrisin. Kemi kërkoar takim dhe nënkryetarja na tha “dërgojani Fiks Fare”. Tani, Zoti na i mori sytë, po robi ç’ka me ne?!” shprehet njëri prej tyre.
Në këto kushte gazetarët e Fiksit i drejtohen Bashkisë Kurbin. Drejtori i Zyrës së Financës, Eduart Kurti shprehet se ai është njohur me situatën një vit më parë, atëherë kur ka marrë dhe postin. Por ai sqaron se mungesa e të ardhurave ka ardhur si pasojë e gjendjes që vendi ynë ka kaluar “që nga nëntori me rastin e tërmetit dhe me Covidin nga marsi, prilli e deri më tani, ka qenë një vit i vëshirë dhe kjo është e vetmja arësye, mungesa e të ardhurave. Ne e kemi shumën në total për të gjithë individët . Unë kam vendimin për të gjithë emrat dhe në total është 11,427,199 lekë. Deri më tani janë paguar tre këste me vlerë 2,427,199 lekë dhe kësti i tretë është për lekujdim brenda këtij muaji në vlerën e 1 milionë lekëve” sqaron Z. Kurti.
Ai shton pagesa totale do bëhet në miratimin e buxhetit të ri në vitin 2021, ku më pas do të lekujdohen 100 për qind. Aktualisht për këtë vendim ekzekutimi janë paguar dy pjesë, dhe pritet të paguhet edhe e treta. Por mungesa e fondeve ka qenë e vetmja pengesë që nuk është ekzekutuar totalisht.
Gazetarët gjithashtu iu drejtuan edhe kreut të Shoqatës së të verbërve të Shqipërisë, Z. Arjan Hysa i cili u shpreh se ky problem nuk është vetëm në Kurbin, por në të gjithë vendin. “Në fakt kjo është një çështje në të gjithë Shqipërinë. Shumica e vendimeve gjyqësore të përfunduara nuk janë ekzekutuar dhe për të thënë të vërtëtën është një situatë tejet e vështirë. Ne jemi përpjekur të kontaktojme me Ministrinë e Shendëtësisë dhe Mirqënies Sociale, por kjo situatë ka ngelur në vend. Këto detyrime rrjedhin nga ligji, ku shteti ka detyrim që të shlyej të gjitha detyrimet” shprehet ai. Në përgundim duhe falenderuar emisionin Fiks Fare z. Arjan Hysa tha ” Shprësoj dhe besoj që ky emision të shërbejë si një sensiblimizim”.
Top Channel