Me datën 17 tetor, në Serie -A zhvillohet java e katërt e kampionatit italian në futboll.

Në këtë javë është planifikuar të zhvillohet edhe derbi “Madoninna” ndërmjet Interit dhe Milanit në “Giuseppe Meazza”.

Por, kjo ndeshje mund të mos zhvillohet sipas planifikimeve pasi skuadra zikaltër ka një numër të madh të lojtarëve të infektuar me virusin Covid-19 dhe priten edhe disa teste të tjera ditëve në vazhdim.

Deri më tani, te Interi kanë rezultuar pozitiv Bastoni, Young, Skriniar dhe Sensi, ndësa pjesa tjetër e skuadrës do t’iu nënshtrohet sot testit ani-Covid.

Pas kësaj, drejtuesit e Ligës Italiane të Futbollit do të marrin një vendim për zhvillimin ose jo të kësaj ndeshje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA