Pamje të rralla/ Foka një-tonëshe e humbur del në qytetin kilen dhe u hungërin banorëve

07/10/2020 21:25

Këto janë momentet e pabesueshme kur një fokë-elefant e madhe sa një makinë, nxitet të rikthehet në oqean nga policia dhe banorët e habitur të një qyteze të vogël bregdetare në Kili.

Pamje të rralla/ Foka një-tonëshe e humbur del në qytetin kilen dhe u hungërin banorëve
Këto janë momentet e pabesueshme kur një fokë-elefant e madhe sa një makinë, nxitet të rikthehet në oqean nga policia dhe banorët e habitur të një qyteze të vogël bregdetare në Kili.
Kafsha gjigande kaloi disa blloqe rezidenciale të Puerto Cisnes, para se të kthehej me sukses në habitatin e saj, me pak ndihmë nga vendasit.
Policë dhe zyrtarë të marinës kilene iu bashkuan banorëve dhe bllokuan rrugët për ta drejtuar kafshën drejt oqeanit.
Foka elefant shihet e sikletosur teksa banorët shtrojnë mushama dhe fletë plastike për t’i treguar asaj rrugën drejt detit, ndërsa të tjerë i hidhnin kova me ujë për ta mbajtur të hidratuar. Kafsha konfuze arriti në bregun e oqeanit pak para orarit të mbylljes së aktivitetit prej koronavirusit, në qytezën me 2500 banorë.
Mediat lokale u bashkuan në pasqyrimin e ngjarjes të hënën, teksa prezantuesi vendas Manuel Novoa regjistroi dhe komentoi skenat finale.
Ai thoshte: “Shikoni njerëzit që ndihmojnë duke ngritur mushamatë për të treguar rrugën e duhur. Tashmë mbeten dhe disa metra larg detit. Njerëzit kanë bërë një punë të mrekullueshme. Ata i japin dhe kohë për t’u çlodhur pasi ka kaluar gati dhjetë blloqe dhe duhet të jetë e lodhur”.
Në një moment shihet edhe një qen që i bashkohet vendasve duke tundur bishtin i kënaqur, teksa foka avanconte me bark nëpër asfalt.
Duartrokitje shpërthyen kur foka hyri në ujë mes barkave të peshkimit dhe u zhduk në errësirë.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA