Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, do të vizitojë Tiranën në ditën e mërkurë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadori i BE, Luigi Soreca lajmëron se komisioneri Varhelyi do t’i drejtohet Parlamentit, gjë që e lajmëroi edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dje në parlament.

Ruçi tha se Komisioneri do të mbajë një fjalë në parlament në orën 16:00.

Ai do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha. Mësohet se do të flasë edhe në Kuvend.

“Oliver Varhelyi do të vizitojë rajonin këtë javë për të prezantuar Raportet Vjetore WB6 & Planet Ekonomike / të Investimeve. Ai do të jetë në Tiranë – në orën 7.10 pasdite, ku do t’i drejtohet Parlamentit dhe të takohet me Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Ai gjithashtu do të takohet me kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe organet e vettingut”, shkruan Soreca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA