James Bond është kthyer nga hero në personazh negativ në sytë e shumë fansave të filmit që tani druajnë për të ardhmen e ekranit të madh pasi shtyrja më e fundit e 007 për në 2021 bëri që Cineworld, një nga rrjetet më të mëdha të kinemave në botë, të mbyllë dyert për momentin.
Por, pavarësisht mos ardhjes së shumë filmave të shumëpritur dhe një reduktimi të madh të audiencave, shumë kinema po stërmundohen të qëndrojnë të hapura dhe ka ende një listë të gjatë filmash me buxhete më të vogla në agjendë.
Ka qenë frika financiare ajo që ka detyruar studiot të vonojnë filma si No Time To Die, Fast and Furiuos 0 apo vejusha e zezë e Marvelit, të paktën deri në 2021. Por sidoqoftë, industria do ti mbijetojë pandemisë.
Të shohësh filmat në shtëpi, nuk është e njëjta gjë si ti shohësh në ekranin e madh. Disa filma, si live aksioni i Disneyt, Mulan, kanë zgjedhur të dalin direkt në platformat e streamingut, se sa të rrezikojnë në kinema. Sidoqoftë, të tjerë filma nuk janë trembur. Saint Maud, një horror psikologjik del në kinema në Britani të premten. Të njëjtën ditë vjen edhe Kajillionaire.
Një javë më pas vjen Herself, filmi i tretë nga regjisorja e Mama Mia dhe The Iron Lady. Më 16 tetor, kthehet edhe Robert de Niro, me the war with grandpa. Shtatë ditë më vonë, Pixie dhe kopshti sekret.
Më 6 nëntor, vjen Luxor dhe në fund të nëntorit, Jamie Foxx vjen me Soul, një animim i fundit i Disney/Pixar. Supernova është një tjetër film që do të dalë në kinema në fund të nëntorit ndërkohë që Tenet vazhdon të shihet në disa rrjete kinemash.
Në dhjetor ndërkohë është radha e Coming 2 Amerika e Edi Nerfit dhe Wonder Woman, por deri atëherë, nuk dihet se çfarë do të ndodhë.
Top Channel