E reja fluturon 1,500 milje te i dashuri misterioz ‘online’, para se të zbulojë zhgënjimin

06/10/2020 18:15

23 vjeçarja Jasmine Triggs mbeti totalisht e zhgënjyer kur mbeti e bllokuar në aeroportin e Texas teksa i dashuri misterioz online bllokoi numrin e saj të kontaktit, pas fluturimit pesë orësh që i kishte kushtuar 400 dollarë.

E reja e dashuruar kishte njohur atë që besonte si burrin e ëndërrave vetëm shtatë ditë më parë online.

Por pronarja e një kompanie furrash buke mbeti e bllokuar në aeroportin e Houston, Texas, 1,500 milje larg shtëpisë kur “i dashuri” kishte bllokuar komunikimet me të.

Jasmine nga Indiana, e cila kishte paguar 400 dollarë për fluturimin e saj, foli për zhgënjimin: “Po flisja prej një jave me këtë djalë dhe ai më kërkoi të vija në Texas. Ishim duke folur dhe në mëngjesin që duhet ta takoja. Vetëm kemi folur, ditë për ditë, ku kishin qenë në shkollë, te cili grup sportiv .. Ai më tha që ka jë kompani mjetesh robotike. Më kërkonte dhe gjëra seksuale dhe më thoshte se mezi priste të më takonte. Më thoshte se po pastronte dhomën bosh që kishte për mua.”

“Ai më pelqente. Ne u njohëm me njëri-tjetrin por ishte gjithashtu edhe seksuale”.

Kur ajo zbriti në Texas ndjeu zhgënjimin: “Isha në avion, të gjitha mesazhet e mia shkonin në destinacion përveç ato që i çoja atij. Dukej qartë që kishte bllokuar numrin tim.”

“E kuptova që më kishte bllokuar dhe më zuri paniku”.

Por për fat Jasmine kontaktoi me një mike që jetonte aty pranë dhe qëndroi me të për disa ditë. Ajo thotë se ende nuk e ka idenë përse u braktis ashtu në aeroport.

Ajo më vonë publikoi incidentin për të paralajmëruar njerëz të tjerë mbi rrezikun e takimeve online me njerëz të cilët janë të panjohur.

“Ai ndoshta mendonte se po bënte shaka, ose mund të ketë pasur një grua ose të dashur, sepse nisi të më thoshte se nuk më njihte, por nuk duhet të më kishte lënë ashtu në aeroport. Më vonë ai u rikthye në ‘chat dhe justifikohej se nuk më njihte, por të gjithë e dinin se kishte pranuar të takohej me mua. Dikush që thoshte se ishte motra e tij më shkruante, u bë një ngatërresë e madhe”.

FOTO GALERI
4/5
“I dashuri” kishte bllokuar komunikimet me të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA