Sot u hapën restorantet/ Lejohet shërbimi në ambientet e brendshme, por me maska
01/10/2020 15:13
Nga sot në 1 tetor fillojnë të funksionojnë bare e restorantet, por sigurisht sipas një protokolli të caktuar.
Elton Dibra: Lajmi i mirë për ne që do të shfrytëzojmë edhe ambjentet brenda. Kemi marrë masat për të respektuar të gjithë protokollin.
Moti i ngrohtë i këtyre ditëve ka bërë që klientët e bareve dhe restoranteve të qëndrojnë në ambjentet jashtë. Por gjithsesi me uljen e temperaturave do frekuentohen ambjentet e mbyllura.
Covid-19 na ka ndryshuar mënyrën e jetesës duke vijuar me rutinnën por me disa rregulla të cilat duhen respektuar në mënyrë që të mos biem në kontakt me virusin. Nëse nuk respektohen rregullat atëhere subjektet ndëshkohen me gjobë.
Top Channel