Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, pas takimit të Komitetit për vlerësim dhe koordinim të situatës lidhur me COVID-19, tha se tashmë ka një situatë më të qetë epidemiologjike, por paralajmëroi se do të tregohen të pa kompromis ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë masat anti-COVID, kurse sa i përket bartjes së maskave, gjatë konferencës për medie u bë e ditur se fëmijët deri në moshën 10 vjeçare mund të mos i bartin maskat.
Zemaj tha se fal punës së përbashkët të të gjitha institucioneve situata tani është më të qetë.

“Kërkojmë rritje në efektin për zbatueshmërinë e masave të reja dhe ky bashkëpunim të jetë reciprok. Unë kërkova që çdo kush ta bëjë punën në terrenin e vet, ta vazhdojmë ta mbajmë trendin. Ne duhet të vazhdojmë në zbatueshmërinë e masave, duhet të ecim me një ecje të kujdesshme. Mbarëvajtja e mësimit, kthimi i shërbimeve specialistike në QKUK. Qeveria e Kosovës do të mundohet të mbulojë dëmet ekonomike. Deputetët ta votojnë ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Të përgatitemi për çfarëdo situate”, tha Zemaj.
Sa i përket udhëzimit të lëshuar nga MSH ku fëmijët deri në moshën 10-vjeçare mund të mos mbajnë maska, ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj, tha se ende nuk e kanë dorëzuar një vendim të tillë në shkollat e Kosovës.
“Ende nuk e kemi dorëzuar vendimin në shkolla. Fëmijët deri në moshën 10-vjeçare nëse munden i bartin maskat, por është në mënyrë vullnetare, mund edhe të mos i bartin”, tha Likaj.
Për më tepër, Zemaj tha se do të ketë një mbikëqyrje strike ndaj të gjithë atyre që shkelin masat kundër përhapjes së sëmundjes së rrezikshme. Marre nga Telegraf

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA