Vaksina e koronavirusit nuk është gati ende megjithatë institucionet shëndetësore në Kosovë janë angazhuar se ajo do të jetë ndër vendet e para që do të marrë vaksinat e ardhshme si dhuratë për të luftuar pandeminë.

Këto deklarata shihen me skepticizëm në kosovë nga ekspertët, të cilët mendojnë se vendi nuk duhet të mbështetet vetëm tek donacionet. Sipas drejtorit të institutit kombëtar të shëndetit publik, Naser Ramadani, Kosova është mes vendeve prioritare që mund ti ofrohet vaksina.

“Së shpejti pritet të dalë vaksina COVID-19, dhe Kosova është ndër vendet me prioritet që mund t’i afrohet vaksina. Dhe ne kemi bërë edhe planin për vaksinim të popullatës, së bashku edhe me vaksinën e gripit sezonal. Dhe si shtet besoj që jemi të përgatitur edhe për valën e dytë ose të tretë”.

Por, kreu i odës së mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, dhe ai i shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, besim kodra, thonë se Kosova mund të jetë prioritet për mbështetje në rajon, por jo edhe në botë.

“Gabim i madh i institucioneve të Kosovës është nëse mendojnë që çdoherë na sjellin donacione. T’i përgatitu ta kesh, por gjithsesi do të vijnë siç kanë ardhur përkundër përgatitjeve buxhetore që kemi pasur për pandeminë”.

“Ato shtete që kanë qenë prioritet për shembull Britania, SHBA-të kanë kontraktuar me kompanitë farmaceutike që momentin që del vaksina ato ta marrin të parat. Unë nuk e di si Kosova mund të jetë e para”.

Ministria e shëndetësisë ndërkohë thotë se po diskuton me partnerë ndërkombëtarë për sigurimin e vaksinës kundër covid 19. Sipas saj, Kosova do të sigurojë 20 për qind të vaksinave si donacion, pjesën tjetër duhet ta sigurojë vetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA