Shkodër, protestë për rrugën/ Kërkojnë përfundimin e investimit pasi aksidentet po marrin jetë njerëzish
27/09/2020 17:58
Kanë zgjedhur të protestojnë në këtë mënyre duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Këta janë banoret e Hotit të Ri në njësinë administrative Rrethina në Shkodër të cilët kërkojnë që investimi në rrugën kryesore, i nisur 7 vite me parë të çohet deri ne fund. Sipas tyre mungesa e ndriçimit, e mbikalimeve si dhe shpejtësia e madhe e automjeteve, janë shkaktar të shume aksidenteve me vdekje te regjistruara në vitet e fundit.
Pikërisht këto mangësi në këtë rruge janë bërë shkak i mosmarrëveshjeve mes Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Bashkise së Shkodrës ku kjo e fundit nuk ka pranuar ta marrë ne dorëzim investimin.
Top Channel