Telefonatë për bombë te Prokuroria e Përgjithshme, alarmi i rremë që mobilizoi policinë
Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për trafik droge, vetëm dy ditë pasi kishte mbërritur në vendin fqinj. Të hënën e shkuar, gjatë pasdites, në një rrugë bregdetare të Marotës, karabinierët vunë re një skuter që lëvizte çuditshëm para se t’i afrohej një makine.
Pas një shkëmbimi të shkurtër, të dy automjetet u nisën në drejtime të kundërta. Skuteri më pas u fut në labirintin e rrugëve të zonës dhe u zhduk. Karabinierët ndoqën makinën dhe ndaluan një 32-vjeçar shqiptar, që u shfaq dukshëm nervoz.
Pas kontrollit, u zbulua se i riu kishte mbërritur në Itali vetëm dy ditë më parë me një vizë 3-mujore me qëllime turistike. Policët i gjetën një qese kokaine me peshë 33 gramë, e ndarë në doza të shumëfishta, të gjitha gati për shitje.
32-vjeçari e kishte marrë makinën me qira, teksa iu gjetën vetëm 30 euro në xhep. Ai e pranoi fajin dhe kërkoi falje, si dhe zbuloi se punon si murator në vendin tonë.
Gjykata e deklaroi fajtor dhe e dënoi me tetë muaj izolim, si dhe 800 euro gjobë.
Top Channel