Samiti i NATO-s në Ankara, Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…
Marina Berlusconi ka reaguar ashpër ndaj një artikulli të publikuar në Il Fatto Quotidiano, duke hedhur poshtë çdo sugjerim për përfshirje të saj në politikë dhe duke e cilësuar shkrimin si fyes dhe mizogjin.
Në një letër të bërë publike, presidentja e Fininvest dhe Mondadori dhe vajza e ish-kryeministrit italian Silvio Berluskoni akuzon autorin për “përbuzje ndaj gjinisë femërore”, duke e krahasuar gjuhën e përdorur në artikull me atë të një “njeriu shpellash” dhe duke e afruar me atë që, sipas saj, do të quhej “turpërim i trupit”.
Berlusconi sulmon drejtpërdrejt autorin e shkrimit Pino Corrias, duke deklaruar se qëndrimet e tij janë “mizogjine dhe thellësisht patriarkale”, ndërsa shton me tone ironike se ndjen keqardhje për gratë në jetën e tij.
Në reagimin e saj, ajo kritikon edhe vijën editoriale të gazetës, duke theksuar se sulmet e Marco Travaglio, Corrias dhe stafit të tyre përbëjnë për të “medalje trimërie”. Sipas saj, media në fjalë ka ndërtuar ekzistencën e saj editoriale mbi një “obsesion anti-Berlusconi”.
Deklaratat e Marina Berlusconit kanë rikthyer debatet mbi tonin e diskursit publik dhe raportet mes medias dhe figurave të njohura në Itali.
Top Channel