Foto/ Videot intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja kallëzon në prokurori Adi Hilën për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen nr. 4 të Sarandë, duke u djegur plotësisht, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Sipas informacionit paraprak, automjeti ishte në pronësi të shtetasit Aljon Pasho, 38 vjeç, i cili rezulton me precedentë penalë të mëparshëm.
Burime nga policia bëjnë me dije se Pasho është dënuar më herët me 4 vite e 5 muaj burg për vepra penale që lidhen me marrëdhënie seksuale me të mitur dhe përndjekje.
Forcat e rendit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, si dhe për sqarimin e rrethanave të djegies së automjetit, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Hetimet vijojnë, ndërsa materialet i janë referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme.
Top Channel