Kjo tokë që shihni është në pronësi të shtetasit Nezir Çopa, në Golem të Kavajës. Prej 29 vitesh ai kalonte në këtë pjesë parcele, e cila ka qenë tokë shtetërore, por që prej vitit të shkuar me një ndryshim hartë nga Hipoteka e Kavajës, kjo parcelë i kaloi në pronësi një shtetasi tjetër, pa dijeninë e Nezirit, duke i bllokuar kështu atij, hyrjen për në tokën e tij.

Bëhet fjalë për parcelën që shihni në këtë hartë, e cila tashmë, me ndërrimin e pronësisë nga hipoteka, prej një vitit e pengon Nezir Çopën që të punojë tokën e tij.

“Këtë pronën këtu, që prej vitit të kaluar e ka marrë një bashkëfshatari im, duke i bërë letrat komuna dhe zyra e regjistrimit. Zotëri, pse jam unë i detyruar sepse kam kaluar 29 vjet në atë pronë dhe tani duhet të shkoj në gjykatë? Tani më bllokuan dhe rrugën dhe një vit nuk u futa fare tek prona.”

Nezir Çopa, i ka dërguar edhe një kërkesë Hipotekës së Kavajës, por pa marrë një zgjidhje konkrete për problemin e tij. Tashmë, kjo mosmarrëveshje e krijuar nga ky institucion, çoi deri aty sa Çopës, t’i digjnin qindra rrënjë gështenja.

“Përpara skam pasur probleme, tani më ka prurë lajm tek shtëpia, shko gjeje rrugën ku të duash se prona është e imja. Javës që kaloi, shkuan dhe i vunë flakën edhe ma dogjën komplet, 750 rrënjë. 70 rrënjë mi prenë kur i dhanë pronën këtij zotërisë, 70 rrënjë pemë, 7 vjeçare. edhe tani 650 rrënjë i dogjën i vunë flakën komplet.”

Kërkesa e tij tashmë është kjo:

“Kërkoj dëmin për 700 e ca rrënjë që mi kanë shkatërruar. edhe dëmin për prodhimin, që unë s’arrita të hyj një vit e ca.”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA