Lazio ka arritur marrëveshjen me Southamptonin, për të rikthyer te bardhekaltrit mbrojtësin holandez Wesley Hoedt, i cili ka qenë pjesë e kryeqytetasve edhe në periudhën 2015-2017.

Mbrojtësi 26-vjeçar ka kaluar një periudhë të errët në karrierën e tij, që kur la bardhekaltrit tre vite më parë dhe tani do të synojë ringritjen pikërisht nga kryeqyteti italian dhe me fanellën e klubit ku ka kaluar kohët më të mira si futbollist.

Marrëveshja e Lazios me Southampton është arritur mbi bazën e një huazimi më të drejtë blerjeje për shifrën e 5 milionë eurove, ndërsa kjo është një tjetër fitore e Igli Tares, që e shiti holandezin para 3 sezonesh për 17 milionë euro.

Wesley Hoedt iu bashkua Lazios kur ishte vetëm 21 vjeç dhe u shndërrua në një titullar, aq sa në sezonet 2015-2017 luajti plot 61 ndeshje dhe arriti të shënojë edhe 4 gola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA