Anastasia Kirs mësoi të thurte që fëmijë, nën tutelën e gjyshes së saj dhe këtë tashmë e ka kthyer në biznes.

Ajo krijon kafshë të vogla  me grep, të cilat mund t’i merrni kudo që të shkoni.  Ajo vendosi të bënte “amigurumis”, siç i thonë në Japoni, figurave të vogla me grep ose lodra të mbuluara me grep.

Anastasia ndau me median e huaj disa nga detajet se si ajo arrin të bëjë këto lodra të vogla. Para së gjithash, ajo na tregoi se si teknika e saj evoluoi me kohën.

Ajo gradualisht zvogëloi thurjet me grep dhe trashësinë e fijes derisa arriti të bënte një ari që ishte vetëm 0,06 inç.

“Pjesa më delikate dhe e vështirë është të bësh fytyrën.  Ju duhet të qëndisni dhe të bëni detaje të tjera në një copë shumë të vogël me grep. Çdo milimetër është i çmuar”, thotë ajo.

Krijimi i krijesave të saj të vogla kërkon shumë kohë dhe përkushtim, kështu që ajo ka vendosur të bëjë vetëm grupe të vogla prej tyre, për të qenë në gjendje t’i japë dorë krijimtarisë së saj dhe t’i personalizojë ato me të vërtetë.

“Për të krijuar një dizajn të ri, unë skicoj dhe ulem të punoj. Mesatarisht, më duhen 2 deri në 3 ditë për të krijuar një karakter të ri, dhe më pas vjen rutina e dizajnimit të modeleve ”, tha Anastasia.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA