Britania e Madhe raportoi të shtunën 4.400 persona të infektuar me koronavirus brenda 24 orëve.

Ky bilanc negativ, duket sikur nuk i bën përshtypje qytetarëve atje, pasi ato kanë mbushur masivisht parqet edhe rrugët e qyteteve. Temperaturat priten të ulen në ishull dhe meteorologët kanë parashikuar shira të rrëmbyeshëm.

Ky shihet dhe si shkaku kryesor i dyndjes së njerëzve nga autoritetet, të cilët besojnë se qytetarët e tyre dëshirojnë të shijojnë ditët e fundit me diell. Aktualisht temperaturat janë 25 gradë Cielsius dhe në disa qytete njerëzit frekuentojnë plazhet.

Bilanci i ditës së ndjeshme, regjistroi numrin më të lartë të infektimeve ditore që prej datës 8 maj. Ndërkohë, nga krahu tjetër kryeministri Boris Johnson, deklaroi se vendi do të përballet me valën e dytë të pashmangshme të COVID-19.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA