Statuja e zhveshur e Donald Trump në Parlamentin Europian, “Murtaja Portokalli” shkakton debat
Dje, e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, këngëtarja e muzikës popullore, Paro, ka folur edhe për kompozitorin Adi Hila.
E pyetur nga moderatorja se çfarë mendimi kishte për të, duke qenë se disa prej punëve të saj artistike janë realizuar në bashkëpunim me kompozitorin, këngëtarja ndau përvojën e saj personale, duke theksuar respektin që ka pasur për të.
“Të të them jo koment, ti po më pyet. Por prapë nuk jam e autorizuar të jap ndonjë koment. Unë për veten time, mua më ka respektuar. E kam respektuar si perëndi. Madje më thoshte ndonjëherë se ishte nip në fshatin tonë dhe kur shkova njëherë në fshat i thashë, po të bie nja 2-3 gurë nga fshati, se kishte gjyshen andej. Faleminderit shumë, Paro. Kam bërë “Erdhi halla në gosti”, kam bërë këngën me Silvën, kam bërë dhe një tjetër. Orkestrimet i ka bërë Adi. Secili jep përgjigje për veten e vet”, u shpreh Paro.
View this post on Instagram
Top Channel