Fotot/ Deputetet vijnë plot ngjyra në seancën parlamentare, si u veshën ato ditën e sotme

17/09/2020 13:50

Deputetet e seancës parlamentare, si çdo herë kanë ardhur të kuruar në detaje në veshjet e tyre.

Deputetet në seancën parlamentare, si çdo herë kanë ardhur të kuruar në detaje në veshjet e tyre. Kanë mbizotëruar fustanet me ngjyrat verore edhe pse ndodhemi në stinën e vjeshtës, duke u favorizuar edhe nga temperaturat e larta.

Ministrja Elisa Spiropali zgjodhi për ditën e sotme të vinte me në fund të zi dhe bluzë lejla e shfaqur duke mbajtur maskë që në hyrje. Deputete të tjera kanë preferuar të zgjedhin ngjyrën portokalli apo rozë. Shumë prej deputetëve e kanë mbajtur maskën pa hyrë në kuvend duke respektuar edhe distancimin social, kurse të tjerë kanë preferuar të qëndrojnë në grup, duke thyer rregullat e vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Ministrja e Mbrojtjes Xhaçka zgjodhi një veshje të gjithën të zezë, me pantallona klasike e bluzë, ndërsa arriti me makinë që në hyrje të Parlamentit.

 

FOTO GALERI
1/26

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA