
Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga afati përfundimtar i dorëzimit të dosjeve për organet e reja të KQZ, gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar emrat e 20 aplikantëve që aspirojnë të zënë vendet vakante .
Kuvendi Shqipërisë që ka hapur këtë proces shpreson që numri aplikantëve të rritet deri më 18 Shtator afati i fundit për dorëzimin e dosjeve.
Lista e 20 aplikantëve të deritanishëm dominohet nga ata me profesion jurist.
Ndër emrat surprizë që kanë kandidojnë, është ai i ish kryeprokurorit të përgjithshëm Theodhori Sallaku, i cili këto vite ka punuar si avokat dhe është antarë i asamblesë kombëtare të PS.
Sollaku është kandidati më potencial dhe i preferuari socialistëve për të drejtuar KQZ-n e re.
Për të qenë pjesë e KQZ së re kanë dorëzuar dosjet ish kryetarja e KQZ Lefteri Lleshi dhe ish anëtari KQZ Hysen Osmanaj.
Ledio Braho me profesion avokat, aktiv me daljet e tij në media për çështjet e drejtësisë aspiron të ulet edhe ai në KQZ-s e re.
Këshilltarja politike e Grupit Parlamentar Socialist Odeta Berberi dhe ai i çështjeve ligjore Arenc Cela janë bërë pjesë e garës për në KQZ.
Naim Mecalla është një tjetër aplikant mban postin e dekanit të fakultetit të drejtësisë në një universitet privat.
Emrat e 20 aplikantëve për organet e reja të KQZ
Top Channel