Ishte radha e gjyqtarit të posaçëm Bib Ndreca i njohur si gjyqtari i dosjes “339” të ballafaqohej me vettingun. Për shkak se seanca ndaj Ndrecës ishte shtyrë pas kërkeses së gjyqtarit dhe nga Covid-19, gjyqtari u përball me të treja kriteret.
Ai thotë për Top Channel:
Anila Hoxha- Tani që e mbyllet vettingut, na jep një perkufizim çfarë është vettingu?
Bib Ndreca gjyqtar– Është provimi më i rëndësishëm i karrierës.
Anila Hoxha- Është po aq e vështirë sa kur i bie çekiçit dhe jep vendime ndaj të dyshuarve si eksponentë të krimit të organizuar?
Bib Ndreca- Është e rëndësishme , siç ne pretendojmë që japim drejtësi edhe nga ana e komisionit të jepet drejtësi për secilin subjekt ashtu siç e meriton dhe siç është e verteta.
Gjate seancës, KPK solli si gjetje pasuritë e vëllezërve të gjyqtarit , emigrantë që prej vitit 1991 dhe një truall që ata e blenë në Fushë- Mamurras për gjithë anëtarët e familjes ku dhe investuan .
Gjyqtari theksoi se të ardhurat e vëllezërve nisin kur ai ishte vetëm dhjetë vjeç dhe se toka u ble për të gjithë familjen kur ai ishte ende student duke respektuar të drejtën zakonore. Unë kam vetëm një banesë të blerë me kredi kujtoi gjyqtari, që mbyllet ne vitin 2033.
Top Channel