Udhëtimi në Shqipëri, Presidenti kroat kërkon falje dhe sqaron…

29/08/2020 22:14

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, komentoi udhëtimin e tij në Shqipëri, duke thënë se udhëtimi gabimisht u quajt privat edhe pse ishte një udhëtim zyrtar.

Teksa në vend prej ditësh vazhdojnë debatet publike në mediat në lidhje me udhëtimi drejt pjesës jugore të vendit tonë ku zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar falje për gabimin.

Megjithatë, Komisioni për Parandalimin e Konfliktit të Interesit do të kërkojë sqarime dhe dokumentacione shtesë nga Zyra e Presidentit në lidhje me qëndrimin e Milanoviç në Shqipëri në mes të gushtit.

Milanovi? tha gjatë ditës së djeshme, se publiku e dinte për udhëtimin, por u titullua gabimisht si privat.

“Ambasada e di se unë isha atje. Unë shkova në një vizitë zyrtare, të cilën gabimisht e shpallëm private. Shqipëria nuk është vendi i vetëm që jam ftuar këtë verë dhe nuk është hera e fundit në atë anije, është një punë shtetërore dhe detyra ime. Unë kërkoj falje për gabimin”, tha presidenti.Unë nuk dua të sfidoj Komisionin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Unë nuk kam fshehur asgjë dhe kam deklaruar gabimisht se ishte vizite private. Shpenzimet e udhëtimit u mbuluan nga buxheti i shtetit kroat ndërsa akomodimi u bë në rezidencën shtetërore të Republikës së Shqipërisë. Kontakti shoqëror me burra shteti të huaj është një formë e punës time. Çfarë lloj fotografish doni që të publikoja? Mbase doni nga ato të gruas time me rroba banje. Jo, nuk është e mundur, prandaj vendosa që të mos lejoja mediat kroate të vinin atje”, shtoi më tej.

Ai tha se nuk ka urdhra udhëtimi sepse nuk lëshohen, ndërsa e konsideroi rastin rreth udhëtimit një skandal të vogël, shkruan Gazeta Shqip.

Ai përsëriti se takimi i tij në Shqipëri ishte plotësisht zyrtar. “Ka një buxhet për këtë dhe kjo është e gjitha. Për 20 vjet gjërat kanë funksionuar në të njëjtën mënyrë”– shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA