Shqiptari i parë në Formula 3 fiton garën e parë në Belgjikë

29/08/2020 14:33

Një pilot shqiptar shkruan emrin e tij në historinë e automobilizmit.

Bëhet fjalë për Lirim Zendelin që në pista garon nën flamurin gjerman i cili regjistroi fitoren e tij të parë në kampionatin Botëror të Formula 3 teksa triumfoi në garën 1 në Cmimin e Madh të Belgjikës. Zendeli 20 vjeçar që garon me skuadrën e Charouz Racing System e nisi këtë garë nga pole position për ta dominuar plotësisht duke e kaluar vijën e finishit i distancuar 4.7 sekonda nga Pourchaire në vendin e sdytë, ndërkohë që në vendin e tretë u rendit David Beckmann.

Zendeli ishte protagonist edhe në Cmimin e Madh të Silverstone në Britaninë e madhe kur e humbi garën vetëm në xhiron e fundit teksa u parakalua nga Bent Viscaal, një situatë të cilën ai ia doli të mos e përsërisë në pistën belge të SPA
‘ishte vërtet një fundjavë shumë e mire me pole position dhe 1 fitore-u shpreh Zendeli pas garës-skuadra bëri një punë shumë të mirë. më vunë në dispozicion një makinë që të fitoja pole positon e më pas për të fituar garën’.

Lirim Zendeli pas pikëve të marra në garën e Belgjikës e sheh veten në vendin e 7 në renditjen e përgjithshme me 69 pikë ndërkohë që në krye të saj është Piastri me 140 pikë

FOTO GALERI
2/10

Top Channel