Çfarë ndodh kur përzieni 10 mijë litra Coca-Cola me sodë bikarbonati?
25/08/2020 21:56
Të gjithë e njohin eksperimentin intrigues, atë të vendosjes së bonboneve mentol në Coca-Cola, por një përdorues i YouTube-it e zhvendosi të gjithën këtë në një tjetër nivel.
Maxim Monakhov nga Rusia vendosi të përziejë 10,000 litra Coca-Cola me sodë bikarbonati, të cilin e bëri gati për një shpërthim të madh. Në eksperimentin e tij, ai përdori sodë bikarbonati në vend të bonboneve mentol, pasi kushton më pak dhe ka një efekt më të fortë.
Ai tha se ka shpenzuar 700 mijë rubla për këtë eksperiment. Videoja u pa nga më shumë se 7.5 milionë njerëz për vetëm katër ditë.
Top Channel