Berlini, pro ofertës së OSBE/ Zëdhënësi i Merkel përshëndet qëndrimin e Ramës

24/08/2020 19:58

“Gjermania ka mbështetur dhe përshëndetur qëndrimin e kreut të OSBE, kryeministrit Rama për ofertën për ndërmjetësim në Bjellorusi për zgjidhjen e krizës atje”.

Kjo deklaratë është bërë nga zëdhënësi i kancelares Merkel.

Në mbështetje të qëndrimit të OSBE në lidhje me Bjellorusinë, është pozicionuar zyrtarisht edhe qeveria gjermane. Në një konferencë për shtyp, në lidhje me qëndrimet për çështjet e politikës së jashtme, zëdhënësi I qeverisë gjermane, Shtefen Zibert, tha se dialogu është I nëvojshëm për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi.

“Një dialog mes perfaqesuesve te larte te qeverise dhe opozites e shoqerise bjelloruse, eshte thelbesor dhe i domosdoshem. Perserisim edhe njehere bindjen tone, qe OSBE-ja mund ta ndermjetesonte shume mire kete dialog. Dhe ne e pershendesim qendrimin e kreut te radhes te OSBE-se, kryeministerit te Shqiperise, zotit Rama, qe paraqiti gatishmerine e plote te OSBE-se, per te ndermjetesuar sa me pare dialog me Llukashenkon”.

Dy ditë më parë kryeministri Rama si kreu i radhës së OSBE dhe ministrja e jashtme e Suedisë, vendi që merr kryesinë e radhës, i dërguan një letër angazhimi presidentit të Bjellorusisë ku shprehnin gatishmërinë e tyre për të vizituar Minskun e për të ndërmjetësuar. Bjellorusia është përfshirë nga një krizë politike dhe protesta të opozitës e cila pretendon se janë manipuluar zgjedhjet presidenciale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA