FIER- 3 persona janë vënë në prangat e policisë së Fierit për shkak se akuzohen për shpërndarje droge, ndërkohë 5 të tjerë janë vënë nën hetim.
Sipas policisë, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit nga policia në automjetet që këta udhëtonin, ju gjetën doza me lëndë narkotike canabis sativa, gati për shitje.
Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 5 shtetasve të tjerë A. B. 35 vjeç; R. B., 20 vjeç; G. B., 22 vjeç; F. Sh., 20 vjeç dhe O. Sh., 30 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.
Policia godet 3 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, procedohen penalisht 5 të tjerë.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut Fier, për personat që qarkullojnë me automjete që dyshohet se shpërndajnë lëndë narkotike në doza të vogla.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit nga policia në automjetet që këta udhëtonin, ju gjetën doza me lëndë narkotike canabis sativa, gati për shitje.
Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 5 shtetasve të tjerë A. B. 35 vjeç; R. B., 20 vjeç; G. B., 22 vjeç; F. Sh., 20 vjeç dhe O. Sh., 30 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 automjete dhe lënda narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.
Top Channel