Publikohen shifrat zyrtare, 300 mijë shqiptarë në Zvicër! Ne vitin 1966 Tatjana Stefi konkurroi për instrumentin flaut në Liceun Artistik ”Jordan Misja”.
Për atë kohe ekzistonte një mentalitet që në instrumente frymorë regjistroheshin vetëm djem dhe ideja e konkurrimit u quajt e guximshme që sfidonte mentalitetin e kohës.
Pas përfundimit të Institutit të Lartë të Arteve në vitin 1974 u emërua në orkestrën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë ku punoi për 18 vjet duke tejkaluar me sukses vështirësitë teknike e interpretuese të veprave madhore si opera e balete shqiptare dhe të huaja.
Ka qenë e përfshire në formacione instrumentale në Festivalin e 11 të këngës në Radio-Televizion dhe aktivitete të tjera të kohës.
Prej vitit 1991 jeton e punon në Korfuz si pedagoge e instrumentiste duke përgatitur dhe shumë flautistë të rinj të cilët debutojnë në orkestra prestigjioze si të Selanikut, Athinës, Korfuzit etj.
Autore e Diaspora : Ledja Liku
Top Channel