Policia e Gjirokastrës arrestoi një 54-vjeçar në zonën e Lazaratit për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Efektivët kishin informacione se në lagjen “Përroi Selime” në Lazarat, një shtetas dispononte armë zjarri, lëndë narkotike dhe menjëherë organizuan dhe finalizuan operacionin “Sopoti”.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit SH. B. në një vend të përshtatur në bodrumin e shtëpisë, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë, 4 krëhëra, 900 fishekë, një sasi prej 15.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar u konstatuan dhe disa bimë të kultivuara në oborrin e banesës së tij.
Top Channel