
24/05 15:52
Besart Berisha po zhvillon një sezon fantastik në Australi edhe pse është në moshën 35-vjeçare.
Bomberi kosovar vazhdon të gjejë rregullisht rrugën e rrjetës dhe të njëjtën gjë bëri edhe në sfidën mes Western United dhe Melbourne City që përfundoi me fitoren 1-3 të skuadrës mike.
Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 65-të dhe pesë minuta më pas fitoi një penallti, që e dërgoi më pas vetë në fundin e rrjetës. Goli i 19-të për këtë sezon për Berishën, i cili është edhe shënuesi më i mirë në gjithë historinë e kampionatit australian.
Top Channel