Aksident me 6 të plagosur/ Përplasen 3 makina në aksin Shkodër-Koplik, 2 persona në gjendje të rëndë

17/08/2020 11:29

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin “Shkodër-Koplik”. Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë, 6 persona janë plagosur, ndërkohë dy prej tyre ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Vrakë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Aksi Shkodër-Malësi e Madhe mbetet një ndër rrugët më problematike në vend, ku çdo vit për shkak të aksidenteve të shumta, shumë persona humbin jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA