Teksa situata në pikën kufitare të Kakavijës paraqitet kaotike, një fëmijë është përplasur për vdekje nga ambulanca.

Mësohet se në aksin rrugor Jorgucat-Kakavijë, në vendin e quajtur Bularat, një ambulancë duke ecur me shpejtësi ka aksidentuar një fëmijë 10-vjeçar, me iniciale S.N., i cili për pasojë ka ndërruar jetën.

Burime për Top Channel bëjnë të ditur se ambulanca po transportonte një të sëmurë nga Kakavija në drejtim të Gjirokastrës, në momentin kur fëmija ka dalë në rrugë, ku edhe ndodhi përplasja fatale.

Njoftimi i policisë

“Një autoambulancë, e cila qarkullonte me shpejtësi nga Kakavija në drejtim të Spitalit Rajonal Gjirokastër për të dërguar në spital një grua që kishte probleme shëndetësore , në afërsi të kthesës së Bularatit, ka përplasur një fëmijë S.N, 10 vjeç,  nga Lezha, i  cili për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat drejtuesin e ambulancës, A.G për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë shërbimet e policisë me një automjet të Policisë Rrugore  transportuan  në drejtim të spitalit rajonal shtetasen që ndodhej në autoambulancë për ndihmeë mjekësore.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA