Një restorant në Kinën qendrore ka kërkuar falje pasi inkurajonte klientët të peshoheshin fillimisht dhe më pas të porosisnin ushqimit sipas nevojës së tyre të saktë.

Ideja e tyre erdhi pas një fushate kombëtare të presidentit Xi Jinpin kundër shpërdorimit të ushqimit.

Restoranti i qytezës së Changsha kishte vendosur kësaj jave dy peshore të mëdha te hyrja që klientët të ndërgjegjësoheshin sa më mirë për ushqimin që kishin nevojë, duke u sugjeruar atyre se duhet të jenë “kursimtarë, të durueshëm dhe në mbështetje të pjatave të pastra”.

Por kjo politikë shkaktoi zemërim të gjerë në rrjetet sociale dhe kritikat për restorantin kishin marrë më shumë se 300 milionë klikime në platformën kryesore kineze Weibo.

Restoranti tha më vonë se ishte “shumë i keqardhur” për interpretimin e tij të fushatës kombëtare “të pjatave të pastra”.

“Qëllimi ynë ishte ndalimi i shpërdorimit të ushqimit dhe porositja e ushqimit sa më të shëndetshëm, ne asnjë herë nuk kemi detyruar klientët të peshohen”, thuhej në ndjesën e tyre të postuar online.

President Xi Jinping kishte nisur kësaj jave fushatën duke i quajtur “shqetësuese dhe shokuese” masën kombëtare të ushqimit të shpërdoruar.

Pas vërejtjes së tij shumë restorante dhe shoqata të shërbimit ushqimor kufizuan numrin e pjatave të shërbyera për klientët, ndërsa u ndaluan dhe videot personale ku përfshihet shpërdorim apo abuzim me masën e ushqimit.

FOTO GALERI
4/4
Ideja erdhi pas fushates kombëtare të presidentit Xi Jinpin kundër shpërdorimit të ushqimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA