Fundjava e bregdetit/ Trafik në Lezhë, qytetarët dynden drejt Shëngjinit dhe Tales
15/08/2020 12:03
Kjo e shtunë ka sjellë trafik të rënduar në qytetin e Lezhës.
Automjete të shumta, njëra pas tjetrës i janë drejtuar sot bregdetit të Tales dhe Shëngjinit. Korrespondentët e Top Channel-it bëjnë të ditur se trafiku nis nga mbikalimi i Milotit deri në Shëngjin.
Një situatë e ngjashme paraqitet edhe në Vlorë. Trafiku ka filluar që në orët e para të mëngjesit. Rrugët “Transballkanike”, “Lungomare” si dhe zona te Uji i ftohtë dhe Radhimë kanë një fluks tepër të rënduar rrugor, ku kërkohet pothuajse dy orë (180 min) për një aks prej 10/15 km për ta përshkruar.
Top Channel