Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar ish-deputeti Ervin Salianji.

Në seancën e sotme plenare, u votua me 106 vota pro ndryshimet Kushtetuese, e cila përkthehet në implementimin e listave të hapura dhe ndryshimin e koalicioneve parazgjedhore. Këtë akt, ish-deputeti i Partisë Demokratike, e cilësoi si fundin e qeverisjes së Edi Ramës. Salianji pretendon se Partia Demokratike ka mbështetjen e qytetarëve për t’u rikthyer në qeverisjen e vendit.

Ndërsa shtoi, se kryeministri Rama është vendosur kundra ndërkombëtarëve, duke e bërë në këtë mënyrë të sigurt humbjen e tij në zgjedhjen e ardhshme.

Ervin Salianji: Ne jemi këtu për të mbrojtur interesin publik. Dhe interesi publik është të mbrojmë cilësinë e përfaqësuesve, të institucioneve, të vendimarrjes dhe partitë politike. Këtu është e qartë fare, luftë Rama mendon se do të fitojë tre katër mandate, ne do t’i përgjigjemi në të njëjtën mënyrë dhe nëse nuk do të marrim 90 mandate do të marrim 86. Por Rama e ka mbyllur kapitullin me Shqipërinë. Edi Rama kërkon që duhen disa parti koalicionesh për t’u mos u llogaritur si vota, brenda koalicionit siç ka dy Shqipëria, por duke i ndarë me sigla, do të marrë dy tre mandate më shumë. Nuk do të ndodhë. Ne do t’i përgjigjemi në të njëjtën formë. Për t’iu kthyer kujtesës po të shkurtër, në vitin 2005 me Fatos Nanon ndodhi e njëjta gjë, Partia Demokratike dhe opozita e atëhershme iu përgjigj strategjiket me të njëjtën formë dhe fitoi.

Denis Drynjaja: Fuqia jonë është tek vota, tha Lulzim Basha pak më parë në reagimin e tij. Duket sikur e sheh si fakt të kryer këtë lëvizje politike të mazhorancës dhe po e kapërcen duke menduar tashmë për përballjen. E ka pranuar në fakt Lulzim Basha, pra ju nuk do të merreni më duke i shkuar historisë së ndryshimeve Kushtetuese.

Ervin Salianji: Ne do të merremi me gjithçka, por sot po themi që përballja me qytetarët Edi Rama nuk i shpëton dot. Ne sot kemi mbështetjen më të madhe tek qytetarët dhe shikoj që këtu po luhet për interesa thellësisht personale, duke dalë kundër ndërkombëtarëve. Edi Rama hiqej si njeriu që ishte i përkëdheluri i ndërkombëtarëve në këtë vend. Por e shikoni që e gjithë fryma, nuk besoj ndonjëherë se në këtë vend ka fituar ndonjë që ka qenë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Unë të paktën nuk di. Ky po del qartë haptazi, duke thënë në mënyrë të drejtpërdrejt duke nominuar që ky vend është sovran dhe i vetmi pronar është Edi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA