Fotografi kap pamjet e përkryera kur pantera e zezë “bëhet hije” e leopardit femër

29/07/2020 21:53

Një fotograf i botës së egër ka kapur imazhet e rralla kur një panterë e zezë në Indi të krijon iluzionin optik sikur të ishte hija e leopardit femër që i qëndron pranë.

Pamjet tregojnë panterën e zezë mashkull Saaya, që qëndron në formën e hijes së partneres së saj  Cleopatra.

Saaya është tetë vjeçar kurse Cleopatra me pika është 12 vjeçare. Dyshja panterë-leopard kanë qenë një çift prej katër vitesh, dhe kanë një këlysh tetë muaj së bashku.

Gjendja melanike, apo e zeza e panterave shkaktohet nga varianti gjenetik ‘allele’ dhe fëmijët nuk ruajnë ngjyrimin e prindërve.

Vetëm 11 e leopardëve kanë këtë ngjyrim të rrallë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel