Ishulli italian që ka zero raste me koronavirus, megjithë ardhjen e turistëve të infektuar

28/07/2020 18:10

Një ishull i vogël italian i ka shpëtuar mrekullisht valës së koronavirusit vrasës pasi asnjë nga rezidentët nuk është prekur nga sëmundja, tregojnë testimet.

Ishulli piktoresk Giglio po përgatitej për valën e epidemisë kur pesë turistë rezultuan pozitivë me Covid-19, thonë ekspertët.

Edhe studiuesja vendase Paola Muti priste që epidemia të kalonte te të gjithë 800 banorët e ishullit, shumë prej të cilëve ajo i njeh më së miri.

Nëna e saj ka lindur në Giglio Island dhe ajo qëndron shpesh në shtëpinë e familjes për të shijuar pamjet spektakolare të detit.

Rasti i parë me Covid-19 në Giglio ishte një 60-vjeçar i ardhur në shkurt për funeralin e një të afërmi, dhe u largua ditën e nesërme.
Ndërsa në fillim të marsit tre vizitorë të tjerë rezultuan pozitivë.

Dr Armando Schiaffino, doktori i vetëm i përgjithshëm në ishull tha se përhapja e epidemisë ishte e pashmangshme, por kjo nuk ndodhi.

Ai thotë: “Kjo është e pabesueshme, me gjithë ato raste të ardhur në ishull asnjë nuk është sëmurur!”

Rrjedhimisht për të parë ecurinë e virusit autoritetet testuan 723 nga 800 banorët e ishullit dhe zbuluan se vetëm një kishte krijuar anti-trupa.

Daniel Altmann, profesor of imunologjie në Londër thotë se kjo mund të jetë çështje fati ose thjesht prej variantit gjenetik të shumicës së popullatës.

FOTO GALERI
6/10
Dr Armando Schiaffino, doktori i vetëm i përgjithshëm në ishull tha se përhapja e epidemisë ishte e pashmangshme, por kjo nuk ndodhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA