Bashkia Ura Vajgurore sot quhet Dimal. Propozimi për ndryshimin e emrit erdhi nga disa intelektualë të zonës dhe zë fill tek qyteti antik i periudhës Ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit.
“Zbulimi i qytetit Antik të Dimalit zgjoi idenë e për ta shndërruar emrin e Bashkisë së Urës Vajgurore në atë të Dimalit me qëllim shndërrimin gradualisht në një destinacion turistik të kësaj qyteze”.
Shumica e banorëve të qytetit janë dakord me këtë vendim.“Për mua Bashkia duhet të quhet Dimal, ndërsa qyteti lë të vijojë që ta mbajë emrin Ura Vajgurore”.
“Sigurisht që do të jetë me mirë se kot nuk është bërë një propozim i tillë”Ndërsa ka jo më pak se 2-3 vjet që kanë nisur punën për ndryshimin e emrit të kësaj bashkie , pra riorganizim pa ndryshim kufijsh. Duke evidentuar dhe duke nxjerrë në pah të gjithë asetet që ka ky territor, pë zhvillim dhe rrjetëzimin e të gjithë zonës së Dimalit”.Brenda 2 javëve të relacioni me propozimin për ndryshimin e emrit sot do të kalojë në Këshillin Bashkiak ku pritet miratimi i emrit të ri Dimal.
Top Channel