“Goditja e krimit të organizuar”, Meta dekreton ligjin, Presidenca: Administrimi i pasurive të sekuestruara duhet …

24/07/2020 11:41

Presidenti i Republikës ka dekretuar me shpallje Ligjin nr. 85/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar”.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

24 korrik 2020

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje Ligjin nr. 85/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar”.

Synimi i kësaj nisme ligjore për ndryshimin e procedurës së administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, mirëpritet nga Presidenti i Republikës.

Mbështetja e strukturave që kanë rol vendimmarrës në mënyrën e administrimit të pasurive objekt të këtij ligji, me prejardhje nga veprimtaria kriminale, duhet të jetë në fokusin e të gjithë institucioneve që përfaqësohen brenda tyre.

Gjithashtu, përshëndetet parashikimi në ligj për rritjen e mbështetjes financiare në funksion të misionit primar të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për parandalimin dhe hetimin e kryerjes së veprave penale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA