Përkujtohet Martin Camaj/ 95 vjetori i lindjes mes debateve të ditëve të fundit për figurën e tij

22/07/2020 16:31

Martin Camaj do të festonte 95 vjetorin e lindjes. I quajtur si poet i lartësive, emri i tij së fundmi ka qenë nën furtunën e një debati lidhur me të ashtuquajturën mitizim të rremë të figurës së tij apo lidhjeve të tij me Sigurimin e Shtetit.

Pas këtij debati një fakt është pak por i sigurt, Camaj dhe Koliqi janë kthyer në vëmendjen e munguar të lexuesit ndaj kah letërsisë shqipe. Një takim nga Qendra e Leximit përkujtoi këtë ditëlindje të tij dhe pastaj edhe kontributin e tij në letrat shqipe.

“Nuk janë bërë shumë takime për Camajn për fat të keq. Madje do t’ju kujtoja që në një debat qe ngjalli emri i tij nëse unë si botues do ta kundërshtoja Auron Taren që në fjalinë e parë që thoshte që dy ministritë e kulturës e kanë mitizuar. Shteti shqiptar jo vetëm që nuk e ka mitizuar Camajn dhe Koliqin, por ka qenë indiferent. Camaj për fatin e tij të keq, ka qenë dhe është përsëri i vetmuar”.

Nëpërmjet kumtesave, studiues të ndryshëm nxorën në pah disa nga punët e tyre shkencore rreth Camajt.

Camaj që 30 vite të shkuara gjykonte se shqipja e përbashkët do ta kishte pasur qendrën e vet të formimit në truallin e vet sociolinguistik të Tiranës kryeqytet.

“Kjo që po ndodh ka një anë të mirë, sepse më kishte lënë të strukturuara diku mbresat dhe përshtypjet që kisha kur kam shfletuar Sheizat. Aty kam gjetur tre shkrime të Martin Camajt. Kisha shkruar diçka dhe nuk po arrija dot t’i botoja. U desh ky provokim i Auron Tares që t’u rikthehem edhe njëherë këtyre”.

Shkrimtari, studiuesi dhe gjuhëtari Camaj e kaloi jetën e vet në emigrim. Vepra letrare e Martin Camajt përfshin nëntë vëllime poetike, tre romane dhe një vëllim me novela. Poezia e tij u përkthye në gjuhët italiane, angleze dhe gjermane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA