Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik për ndryshimet Zgjedhore. Kryeministri Edi Rama, menjëherë pas këtij takimi është shprehur se në këtë mbledhje me opozitën në Kuvend dhe atë jashtëparlamentare ka diskutuar rreth hapjes së listave.

Më tej kryeministri Rama është shprehur se PS ka rënë dakord që të vazhdojë mbledhjen e Këshillit Politik që ditën e nesërme por sipas tij opozita jashtë parlamentare ka kërkuar kohë.

Kryeministri është shprehur më tej se PS i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit, por po përpiqet që të gjejë një konsensus për të gjitha palët.

“Diskutim i gjatë interesant. Ne nuk thamë ndonjë gjë të re. Gjëra delegacioni. Është zgjedhja e opozitës të përfaqësohet me këdo që që opinioni i di. Kemi një qëndrim shumë të qartë dhe ka një realitet politik i cili imponon një qasje që për ne është e diktuar le të themi, si forca më e madhe dhe kemi detyrimin të krijojmë një proces të arrimë në një rezultat ku nëse të gjitha palët nuk janë 100%, së paku të kenë pjesën e vet le të themi. Në këtë aspekt të e rëndësishme të diskutojmë. Ne ishim gati të vazhdonim diskutimin pa ndërprerje që nesër. Përfaqësuesit e opozitës jashtë kërkuan kohë. Ne ndërkohë kemi një kalendar i cili ka një kufi të përcaktuar që është fundi i këtij sesioni ose fundi i muajit korrik. Do shikojmë në proces. Diskutimi ishte pozitiv. Është çështja se koha ka një kufizim dhe hapja e listave nuk është variant por një angazhim karshi njerëzve. Ne si partia më e madhe dëshirojmë t’i përfshijmë qytetarët në grupin tonë që nesër në parlament. Na takon të mbrojmë arritjen e madhe të PS, për rritjen e përfaqësimit të grave në Parlament. Sigurisht që duhet të çojmë deri në fund edhe angazhimin e 5 qershorit. Stacioni është 30 korriku. Unë shoh se në këtë rast është e rëndësishme përmbajtja dhe jo dëshiron. Mjafton të jetë përfaqësues, s’ka problem kush është. Është Bardhi apo Basha.”

“5 qershori është angazhim i përbashkët dhe i qëndrojmë kësaj marrëveshje. Problemi është se ne jemi më të mëdhenjtë dhe janë dy më të vegjël që i duan të gjitha për vete dhe nuk hapin rrugë. do mundohemi të punojmë dhe të bindim opozitën parlamentare të jetë fleksibël. Ndoshta jo të gjithë bashkë por mbase arrijmë të kemi një mbështetje të mjaftueshme.  Kemi mbajtur një pozicion shumë të ekulibruar që të jetë sa më gjithëpërfshirës. Do kërkonim tjetër gjë jo këto që janë në tryezë.” tha Rama. 

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA