Rreth 70 km në veri të Lagos gjendet Igbo-Ora, një qytezë rurale me rreth 92,000 qytetarë, kryesisht anëtare të fisit Yoruba, prej të cilit rrjedhin reth 21% e popullatës së Nigerisë.

Megjithse statistikat janë të debatueshme, antropologët kanë mendim të njëjtë për diçka: Igbo-Ora janë grupi etnik me përqindjen më të lartë të binjakëve.

Vitin e kaluar kur qeveria promovoi një festival për celebrimin e tyre, më shumë se 2000 binjakë u paraqitën, prandaj qyteza është quajtur “kryeqyteti botëror i binjakëve.”

Por numrat e tyre të mëdhenj korrespondojnë me një tjetër fenomen: Binjakët adhurohen në kulturën Yoruba si një dhuratë nga Zoti, si qenie të dyfishta të mbrojtura nga shpirtërat dhe zotërues të fuqive magjike.

Kjo ide unike kulturore ka frymëzuar dhe fotografin 24 vjeçar vendas Stephen Tayo, për serialin fotografik të quajtur “Ibeji” siç quhen binjakët në gjuhën vendase.
Ai vetë nuk ka një binjak, por thotë se kërkon të tregojë historinë “që identifikon fisin tim.”

“Është shumë e rëndësishme të përcaktoj sesi shihen binjakët në kulturën time. Disa fise i konsiderojnë binjakët si një mallkim, por në kulturën Yaruba ato janë një bekim”, thotë ai.

Subjetet e fotove të tij janë anëtarë të komunitetit të gjerë të fotografuar në shtëpi apo në rrugët e Lagos, gjatë një periudhe gjashtë-mujore.

Tayo u lejonte atyre të stiloheshin si të dëshironin, edhe pse shumica e binjakëve natyrisht që kërkonin të evidentonin ngjashmërinë e tyre me veshje të njëjta.

“Binjakët që fotografova kishin mënyra të ndryshme për të shprehur vetëveten, por disa prej tyre ishte e vështirë t’i dalloje nga njëri-tjetri. Desha të kuptoja sesi dy njerëz që duken dhe vishen si të njëjtë kanë karaktere dhe ideologji të ndryshme.”

FOTO GALERI
2/6

Top Channel